Presidenti Aleksandr Lukashenko, i cili është në pushtet që nga viti 1994, ka thënë tashmë se do të kandidojë për një mandat të shtatë radhazi. Zgjedhjet e fundit presidenciale ishin në vitin 2020, të cilat opozita dhe Perëndimi i shpallën të vjedhura.

Udhëheqësja e opozitës në ekzil Svetlana Tihanovskaya dënoi menjëherë votimin e ardhshëm si një “farsë”.

Tikhanovskaya, e cila kandidoi kundër Lukashenkos në vitin 2020, u bëri thirrje bjellorusëve dhe botës që të mos i njohin zgjedhjet e ardhshme mes dhunës së vazhdueshme politike dhe mbytjes së lirive.

“Lukashenko ka caktuar datën e “rizgjedhjes” së tij më 26 janar, por janë zgjedhje të rreme pa një proces të vërtetë zgjedhor dhe që po zhvillohen në një atmosferë terrori”, tha Tikhanovskaya në një deklaratë për Associated Press.

Mandati aktual i Lukashenkos nuk skadon deri në verën e ardhshme, por komisioni zgjedhor tha se zhvendosja e procesit në fillim të vitit do t’i lejonte presidentit “të përdorë fuqitë e tij në fazën fillestare të planifikimit strategjik”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: