FRANCË- Kandidatja e ekstremit të djathtë për zgjedhjet presidenciale në Francë Marine Le Pen ka akuzuar rivalin e saj pro Bashkimit Europian Emmanuel Macron, duke e quajtur atë kandidat të vazhdimësisë, shkruan BBC. Ajo e lidh Macron me presidentin aktual të papëlqyeshëm, Francois Hollande, në kabinetin e të cilit ai ka shërbyer. Macron, i cili do të zhvillojë një miting ka thënë më herët për BBC’në që Bashkimi Europian duhet të reformohet ose mund të përballet me daljen  e Francës nga blloku. Macron për momentin është 20 për qind para Le Pen në sondazhet para zgjedhjeve të së dielës.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: