KROACI- Kolinda Grabar- Kitaroviç është zgjedhur Presidente e Kroacisë. Ajo bëhet gruaja e parë në krye të shtetit kroat pasi fitoi në një garë të ngushtë me Presidentin Ivo Josipoviç, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Kroaci që u mbajtën dje. Grabar- Kitaroviç, një diplomate e lartë që i përket partisë Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) fitoi 50.44 për qind të votave, rezultat i bazuar në 80 për qind të votave të numëruara zyrtarisht. Rivali i saj nga e majta, Ivo Josipoviç, mori 49.56 për qind të votave. Dy orë pas mbylljes së kutive të votimit, Josipoviç ka pranuar humbjen “U krye, Zonja (Krabar- Kitaroviç) ka fituar”, citojnë mediat kroate të ketë thënë Josipoviç.

(os.de/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: