Donald Trump ka shpallur fitoren dhe në Michigan, shtet që ka 15 vota elektorale. Nga 99 përqind e votave të numëruara, Trump ka marrë 49.75 përqind. Harris nga ana tjetër mori 48.27 përqind të votave.

Michigani ka qenë një nga fushat e betejave më të kontestuara të vendit dhe shteti që ndihmoi Trump të arrinte një fitore të papritur në vitin 2016. Ky shtet ishte parë si një shtyllë e rrugës së Harris për të mbajtur Shtëpinë e Bardhë në duart e demokratëve. Asnjë demokrat nuk e ka fituar Shtëpinë e Bardhë pa Michigan që nga Jimmy Carter në vitin 1976.

Harris Trump1
Harris Trump1

Deri tani, Donald Trump ka marrë 294 vota elektorale, ndërsa Harris 223. Për të qenë president i Amerikës, nevojiten 270 vota elektorale, prag që është kapërcyer nga Trump.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb