Kryeministri Edi Rama ka debatuar me gazetarët në studion e “Opinion” për dosjen e përgjimeve por edhe për krizën me opozitën. Megjithatë kreu i maxhorancës nuk ka lëvizur nga qëndrimi i tij se zgjedhjet lokale do të mbahen në 30 qershor, duke e quajtur antikushtetuese mosmbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

“30 qershori nuk është i imi, nuk e kam vendosur unë. 30 qershori është data e zgjedhjeve në Republikën e Shqipërisë. Nuk e kam vendosur unë, unë nuk di që qeveria të ketë marrë ndonjë iniciativë ligjore që pengon opozitën të hyjë në zgjedhje. Se opozita ka një pikëpamje për përgjimet, për unazën është në të drejtën e vetë. Por opozita dhe qeveria nuk mundet dot që këndvështrimin e vetë ta kthejë në një imponim. Ik ti ose s’ka zgjedhje, kjo nuk mund të ndodhi. Nëse qeveria apo shumica ka marrë ndonjë iniciativë për të penguar opozitën të hyjnë në zgjedhje hajde ta diskutojmë. Këto zgjedhje janë të lira për të gjithë, kush do futet, kush do nuk futet.
Zgjedhjet janë një ankand, që e bën popullin dhe pret ofertat politike. Ne kemi detyrë që në 30 qershor kur është caktuar data e ankandit të jemi atje. Dikush tjetër që s’ka ofertë politike dhe nuk shkon dot në ankand se humbet ka zgjedhur që të mos shkojë fare dhe të prishte ankandi. Çfarë fuqie bazuar në cilën normë kushtetuese unë mund të ndërhyj që ankandi të shtyhet”, deklaroi Rama.

Sa i përket precedentëve në shtyrjen e zgjedhjeve, Rama tha se kanë qenë raste të ndryshme.
“Në vitin 2006 kur diskutuam për çështjen ka pas 2 probleme. Një problem lidhur me ezaurimin e afateve të kodit zgjedhur dhe aspekti tjetër që kushtetuta nuk ka pasur kufi të përcaktuar për zgjedhjet. Këto diskutime që bëjmë ne këtu nuk bëhen në asnjë vend tjetër.
Sa herë flasim për drejtësi, për prokurori për fat të mirë nuk jemi disa vite më para. Jemi në një proces për të cilin ka arbitër. Ai arbitër i cili i fishkëllen dhe i nxjerr karton të kuq Rumanisë, që është anëtare e BE ai arbitër nuk pyet as për mua, as sa i fortë jam unë, as për PS. Nxjerr kartonin e kuq e të fishkëllejë gjithë planeti. Përderisa ai arbitër nuk ka nxjerrë as karton të verdhë, e kanë kuptuar të gjithë se kjo bëhet për dy arsye, e para se Basha nuk fiton dot zgjedhjet…
Ata u larguan nga parlamenti sepse humbën çdo debat në parlament. Posti i kryeministri nuk është i imi. Nuk kam të drejtë ta përdor postin e kryeministrit si plaçkë që e hedh dhe e pret. Ma kanë dhënë detyrën të bëj kryeministrin”, deklaroi Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb