TIRANË

Kryeministri  Edi Rama në një konferencë të realizuar me gazetarë foli për procesin e zgjedhjes së emrave, të cilët janë caktuar për të garuar në zgjedhjet e 30 qershorit. Ai tha se u ka besuar disa kandidatëve të rikandidojnë, ndërsa veçanërisht u ndal edhe tek kandidatura e qytetit të Shkodrës, Valdrin Pjetri, ku për të cilin nuk kurse fjalët e mira. Sipas Ramës, ekipi i zgjedhur nga Partia  Socialiste është me potencial dhe të duhurit për bashkitë e vendit.

“Dua të komentoj procesin e të regjistruave për kandidatët e 61 bashkive dhe për ato të këshillave bashkiakë. Besoj se kemi finalizuar një ekipi të mirë dhe besoj se i kemi dhënë një mundësi të mirë komuniteteve që do të votojnë në 30 qershor, duke konfirmuar disa kandidatë që kanë bërë punë të lavdërueshme.

Në këtë mandat që po mbyllet, kandidatura me potencial real për të ndërtuar një qeverisje  vendore të re dhe me standarde dhe sipas ambicies dhe  kjo është e lexueshme në bashkitë që kemi qeverisur deri dot.

Më vjen shumë mirë, që kemi vendosur para gjykimit të qytetarëve skuadra të këshillave me 50% gra dhe vajza dhe burra e djem në të gjithë territorin. Jam shumë i kënaqur me kandidaturën që i kemi propozuar komunitetit shkodran, një individ që meriton të gjithë respektin dhe e kam njohur në disa detyra të rëndësishme”-tha Rama.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb