Kryeministri Edi Rama do të jetë më 13 prill në Itali në kuadër të turit të diasporës për zgjedhjet e 11 majit.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se takimi do të nisë në orën 15:00 në Milano.

“𝗠𝗘 𝗦𝗛𝗤𝗜𝗣𝗧𝗔𝗥𝗘̈𝗧 𝗘 𝗜𝗧𝗔𝗟𝗜𝗦𝗘̈
𝗠𝗜𝗟𝗔𝗡𝗢
𝟭𝟯 𝗣𝗥𝗜𝗟𝗟 𝟮𝟬𝟮𝟱
𝟭𝟱.𝟬𝟬
𝗖𝗲𝗻𝘁𝗿𝗼 𝗖𝗼𝗻𝗴𝗿𝗲𝘀𝘀𝗶
𝗠𝗮𝗹𝗽𝗲𝗻𝘀𝗮𝗙𝗶𝗲𝗿𝗲
𝘃𝗶𝗮 𝗫𝗜 𝘀𝗲𝘁𝘁𝗲𝗺𝗯𝗿𝗲 𝟭𝟲
𝗕𝘂𝘀𝘁𝗼 𝗔𝗿𝘀𝗶𝘇𝗶𝗼 (𝗩𝗔)”, shkruan Rama.

Kujtojmë se të shtunën, më 11 prill, PS çel fushatën elektorale në sheshin Skënderbej.

490214683 1220056592823333 8101150851950989372 N
490214683 1220056592823333 8101150851950989372 N

Kjo do të jetë hera e dytë që kryeministri zhvillon takime me shqiptarët e Italisë në Milano në kuadër të turit të diasporës.

Turin e bashkëbisedimit me diasporën, Kryeministri Rama e ka nisur në 12 maj 2024 nga Athina, Greqi, për të vijuar më pas në 26 maj në Milano, Itali, dy shtetet me numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë.

Në 26 tetor 2024, Kryeministri Rama zhvilloi po ashtu takimin në Nju-Jork me shqiptarët e Amerikës, të cilëve u kërkoi votën në zgjedhjet e 11 majit për të vijuar punën drejt misionit për ta bërë Shqipërinë vend anëtar në BE.

Në 3 nëntor 2024 Rama u takua me shqiptarët në Selanik, ndërsa në 24 nëntor 2024 me shqiptarët në Londër.

Në mars 2025, Kryeministri iu rikthye takimeve me shqiptarët e Greqisë, duke u ndalur në 29 mars në Kretë dhe në 30 mars në Athinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb