TIRANE- Gazetarët shqiptarë të sektorit të politikës kanë publikuar një raport për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Shqipëri për ‘Lokalet 2015’. Sipas raportit të “Rrjetit të Gazetarëve Shqiptar të Politikës” theksohet se media luajti një rol të rëndësishëm në monitorimin dhe pasqyrimin e procesit zgjedhor në këtë proces, duke iu imponuar partive politike.

Por, nga ana tjetër raporti nxjerr edhe disa problematika të këtij procesi. Një prej tyre, është dhe transmetimi i kronikave televizive përmes kasetave.

Raporti përmend vendimin e tre televizioneve, News24, Ora News, ABC News që morën për mostransmetimin e kronikave të fushatës, para hapjes zyrtare. Ky raport fokusohet si fillim tek fushata, tek dita e zgjedhjeve, tek procesi i numërimit w votave dhe tek rekomandimet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: