Kandidati i PD në Bashkinë e Dibrës, në zgjedhjet e 6 marsit, Luan Haka, ka thënë se do të vijojë mbështetjen për kryetarin Lulzim Basha.
Sipas tij, zgjedhjet nuk u humbën nga Basha, por nga ministrat që u instaluan në këtë qytet në kohë fushate. Haka tha se rezultati nuk është dorëzim, por vazhdimi i një beteje.
“Unë kam qenë kandidat në Bashkinë Dibër. Të gjithë ministrat kanë qenë në Dibër, e dimë se si kanë ardhur votat. Basha ka bërë fushatë njerëzit janë shitur për një thes miell. Pse mendoni që Basha duhet ta mbrojë votën në Dibër? Por duhet ta bëjmë të gjithë bashkë.
Tre ministra i caktuan në Dibër, e gjithë administrata e Tiranës ishte në Dibër. Kjo është vazhdimi i një beteje, nuk është dorëzim. Mbi 78% e demokratëve votuan për Bashën. Unë kam dalë shumë i fituar në Dibër, i treti, por shumë i fituar”, tha Haka.
(BalkanWeb)