Nga DARINA TANUSHI*TIRANE-Deputeti socialist, Bashkim Fino kërkoi dje, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, që deputetët të ishin informuar më herët për negociatat që u zhvilluan me LSI-në, për ndarjen e bashkive. Grupi parlamentar u mblodh dje, pa praninë e kryeministrit Edi Rama, i cili ishte në takimin e pestë të Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-BE. Deputetët kanë diskutuar si fillim për rendin e ditës së Kuvendit, për seancën e së enjtes. Në këtë mbledhje nuk u fol për ndonjë vendim, në lidhje me votimin për raportin që do të hartojë Këshilli i Mandateve sa i përket dhënies së autorizimit Prokurorisë për arrestimin e dy deputetëve Tom Doshi e Mark Frroku. Duket se drejtuesit socialistë do të presin raportin dhe më pas do të orientojnë edhe votimin e deputetëve në seancën e radhës, kur raporti të kalojë për miratim. Gjithsesi, nuk mendohet se, nëse këshilli do të rekomandojë dhënien e autorizimit për dy deputetët, grupi të votojë kundër raportit të këshillit.

ZGJEDHJET

E ndërsa rendi i ditës i seancës kaloi shpejt, në fund të mbledhjes, deputeti Bashkim Fino i kërkoi fjalën kreut të grupit, Gramoz Ruçi. “Kam për të thënë dy gjëra”, – mësohet të jetë shprehur Fino. “Së pari, nuk duhej t’i kishim marrë vesh nga gazetat negociatat dhe ndarjen që keni bërë me LSI-në. Do të ishte mirë që të kishte pasur një informim më parë në grupin parlamentar. Jo se ne do të vendosnim apo do ta kthenim marrëveshjen që keni bërë, por do të ishte më e rregullt që edhe ne të njiheshim”, – mësohet të jetë shprehur Fino. Ai mësohet të ketë thënë se përse bashkia e Pogradecit i është dhënë LSI-së.

 

Shkrimin e plote e gjeni sot ne Gazeta Shqiptare ne print

 

(a.n/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb