PRISHTINE- Për shkak të ankesave dhe siç thuhet për arsye të parregullsive, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës, ka vendosur sot që më 17 dhjetor qytetarët e Istogut t’u drejtohen edhe një herë kutive të votimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që nga data 11 dhjetor e deri më 15 dhjetor, të ketë fushatë zgjedhore për këto votime në Istog.

Në këtë mbledhje të KQZ-së është zhvilluar debat rreth votave me postë, ku u vendos që të mos largohet askush nga mundësia e votimit jashtë vendit, por të bëhet një verifikim rigoroz.

Në garë për kryetar të komunës së Istogut, janë Haki Rugova i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe Gani Dreshaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb