TIRANË-Partia Demokracia Sociale e Paskal Milos ka nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Partinë Socialiste për të garuar në zgjedhjet e 21 qershorit përkrah të majtës. Pas nënshkrimit të marrëveshjes në një deklaratë për mediat kreu i PDS Milo theksoi se tashmë ka nisur bashkëpunimi për zbatimin e marrëveshjes të nënshkruar mes dy partive dy vite më parë. Ai u shpreh se rëndësi nuk kanë postet që do marrë PDS por bashkëpunimi.

“Gjatë ditëve në vijim do ketë zbatim të marrëveshjes që kemi nënshkruar para dy vitesh. Me e rëndësishme nuk janë postet por fryma e bashkëpunimit në këto zgjedhje. Sot unë po deklaroj me përgjegjësi sociale se bashkohem në këtë koalicion në emër të disa vlerave që na bashkojnë por edhe synimeve të qarta për ti dhënë shqiptarëve më shumë arsye që të kenë optimizëm për një qeverisje më të mirë në të ardhmen.

Për zgjedhjet vendore do kemi një bashkëpunim elektoral. Do kemi një koordinim të fushatës elektoralë që të flasim me një zë dhe me një program në emër të aleancës që i takojmë. Do kemi një bashkëpunim jo për anëtarë të këshillave bashkiak po kemi rënë dakord që do bashkëpunojmë pas fitores në zgjedhje në të gjitha bashkitë që do ketë aleanca.”- u shpreh Milo.

Ndërsa deputeti Taulant Balla e cilësoi PDS një parti simbol të së majtës. “Jemi në momentin që sapo kemi firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit për zgjedhjet me një nga partitë simbol të së majtës shqiptare si PDS. Sigurisht që ndamë të njëjtin vlerësim që zgjedhjet janë një moment i rëndësishëm për ti shndërruar qeverisjet lokale në mundësi zhvillimi.”- u shpreh Balla.

Sa i përket mundësisë për një marrëveshje të mundshme me PBDNJ-në e Vangjel Dules Balla theksoi se “Kontaktet vazhdojnë. PBDNJ është një parti themeluese e Aleancës për Shqipërinë Evropiane në zgjedhjet e fundit. Zgjedhjet vendore kanë sensibilitete të ndryshme nga zgjedhjet e përbashkëta vendore. Edhe me PBDNJ kemi gjetur baza të shëndosha për bashkëpunim në nivel lokal.”

PERBALLJET NE 61 BASHKI
BASHKITE E majta E djatha

QARKU SHKODER
SHKODER
Keti Bazhdari – Voltana Ademi
PUKE
Rustem Struga – Rrok Doda
VAU I DEJES
Gjok Lleshi – Zef Hila
MALESI E MADHE
Tonin Marinaj – Anton Koka
FUSHË ARRËZ
Fran Tuci – Gëzim Vata

QARKU DIBER
BULQIZE
Melaim Damzi (LSI) – I papercaktuar
PESHKOPI
Shukri Xhelili – Ilir Krosi
KLOS
Valbona Kola – Basir Çupa
MAT
Adelina Farici – Nezir Rizvani

QARKU KUKES
KUKES
Hasan Halili (LSI) – Bashkim Shehu
TROPOJË
Rexh Biberaj – Besnik Dushaj
HAS
Adem Lala – I papercaktuar

QARKU DURRES
DURRES
Vangjush Dako – Grida Duma
SHIJAK
Ardian Kokomani – Redi Saraçi
KRUJE
Artur Bushi – Hamdi Pasha

QARKU ELBASAN
ELBASAN
Qazim Sejdini – Ardian Turku
LIBRAZHD
Kastriot Gurra – Fadil Brazhda
BELSH
Arif Tafani – Asqeri Kuqja
PEQIN
Sajmir Hasalla (PDIU) – Albert Kreci
CERRIK
Altin Toska (LSI) – Qamil Boja
GRAMSH
Luljeta Dollani – Kodhel Cala
PERRENJAS
Miranda Rira (LSI) – Bajazit Karriqi

QARKU FIER
FIER
Armando Subashi – Enkelejd Alibeaj
ROSKOVEC
Majlinda Bufi – Gëzim Çaushi
PATOS
Rajmonda Balili – Luan Mustafaj
LUSHNJE
Fatos Tusha – Darien Xhindoli
DIVJAKE
Fredi Kokoneshi – Irakli Gorea
MALLAKASTER
Shyqyri Kapllani (LSI) – Agron Kapllanaj
QARKU KORCE
KORCE
Sotiraq Filo – Gjergji Mero
MALIQ
Gëzim Topçiu – Xhevdet Belishta
BILISHT
Bledion Nallbati – I papercaktuar
POGRADEC
Diana Mile (LSI) Eduard Kapri
KOLONJE
Arben Malo (LSI) – I papercaktuar
PUSTEC
Edmond Themelko (P.Maqedonase) – Mihallaq Apostollofsk

QARKU BERAT
BERAT
Petrit Sinaj (LSI) – Kasem Mahmutaj (PR)
URA VAJGURORE
Erjon Kerri – Bujar Hoxha
SKRAPAR
Nesim Spahiu (LSI) – I papercaktuar
POLICAN
Adriatik Zotaj – Florian Qama
KUCOVE
Selfo Kapllani (LSI) – Myslim Haxhi

QARKU GJIROKASTER
GJIROKASTER
Zamira Rami (LSI) Igli Kokalari
DROPULL
I papercaktuar I papercaktuar
KELCYRE
Klement Ndoni Gentian Muhameti
LIBOHOVE
Luiza Mandi Altin Como
MEMALIAJ
Durim Rroshi Sadik Xhelili
PERMET
Gilberto Jace Niko Shupuli
TEPELENE
Termet Peci I papercaktuar

QARKU LEZHE
LEZHE
Viktor Tusha (LSI) – Fran Frrokaj
KURBIN
I papërcaktuar- I papërcaktuar
MIRDITE
Ndrec Deda – Gjergj Prenga
QARKU TIRANE
TIRANE
Erion Veliaj – Halim Kosova
Te pavarur: Gjergj Bojaxhi, Arben Tafaj, Sazan Guri
KAMEZ
Safet Gjici – Xhelal Mziu
KAVAJE
Elvis Roshi – I papercaktuar
VORE
Luan Sallaku (LSI) – Fiqiri Ismaili
RROGOZHINE
Beqir Nuredini (PDIU) – Eqerem Deliu

QARKU VLORE
VLORE
Dritan Leli – Genc Deromema
DELVINE
Rigels Balili (LSI) – Durim Alinani
FINIQ
I papercaktuar – I papercaktuar
HIMARE
Gjergji Goro – I papercaktuar
KONISPOL
Mimoza Arapi (PDIU) – Malo Myrtaj
SARANDE
Floriana Koka – Kreshnik Bozho
SELENICE
Kasem Cenaj – Perparim Shameti

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: