Ndërsa konfirmoi Veliajn për një mandat të dytë për Bashkinë e Tiranës, kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i PS, numëroi punët e kryera gjatë këtij mandati të kryebashkiakut, ndërsa kërkoi votën për të tjera projekte në kryeqytet, ku shprehu edhe një herë vendosmërinë për një teatër të ri kombëtar. Rama u shpreh me Tirana mundi të dalë nga gërhimat, e Bashës. Një apel kryeministri kishte edhe për Bashkitë të cilat gjatë këtij 4 vjecari janë drejtuar nga kundërshtari politik.

“Tirana jonë sot, ashtu si cdo qytet tjetër që ne qeverisim, s’ka të krahasuar me c’ka ishte para se ta merrnim ne në dore. S’ka të krahasurar me më parë, se sa ne t’i merrnim në dorë të dyja. Pa këtë sinergji kjo ditë do të kishte më pak dritë. Mjafton të kthejmë sytë pas, kur kishim bashkitë por jo qeverinë. Qytete të bllokuara, bashki të bllokuara.

Sheshi Skëndërbej sot është një kryevepër urbanistike, e konfirmuar ndërkombëtarisht, me çmime prestigjoze. Vlerësime e komplimenta nga vizitorët, Muzeu Historik është ende një fantazmë e të shkruarës, Opera hap dyer këtë vit tërësisht e rilindur, në krah të saj biblioteka kombëtare, teatri i kuullave një karakatinë që na turpëron përballë fëmijëvë. Uroj që brenda këtij mandati do të hapim themelet, ndërsa deri në fund të mandatit të erionit do të hapim dyert e tyre.

Teatrin e ri kombëtar do ta ndërtojmë mesesbën dhe për turpin e atyre që e baltosën do ta bëjmë një kryevepër tjetër, ashtu si ‘Qemal Stafën’, ku për pak muaj do të gjejë vend e drejta e mohuar e Tiranës për një stadium modern e të denjë. Po njësos do rilindim edhe Piramidën. Sot Tirana Europiane nuk është më një vegim, por një realitet falë punës sonë. Ju kërkova një mandat për Tiranën 4 vite më parë dhe do rizgjojmë qytetin e zhytur në gërhimat e Lulzimit, ja ku jemi sot këtu në Tiranë, mund të tregojmë me gisht njësi më njësi c’ka kemi bërë me mandatin që na dhatë. Nuk mjaftojnë por janë më shumë se sa të mjaftueshme për të kërkuar një mandt të ri për Erjonin. Për 4 vite të tjera për të bërë 4 fishin e punës që po mbyllet. Në këto 4 vite kemi qeverisur dhe kemi mbajtur zotimin kryesor të fushatës së shkuar. Për kudo ku kanë qeverisur ata që sot janë arratisur pasi kapitulluan dhe nuk kishin arsye të qëndronin ne parlament kam një mesazh të thjesht ju në shkodër shikoni Vlorën, a doni të ndryshojë edhe Shkodra si Vlora? Nëse po, jemi gati edhe për ju. Për të ndryshuar Shkodrën si Vlorën. Ju në Kukës shikoni Korcën, dhe na jepni besimin e detyrën që të sjellim jo vetëm aeroportin por edhe rrugën e rritjes. Ju në Lezhë shikoni Fierin, e keni në dorë mos humbni edhe 4 vite që shkuan kot, bashkohuni pa dallim.” – u shpreh Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb