TIRANË-Fryma e Re Demokratike pranon të nisë negociatat për bashkëpunim me Partinë Socialiste. Kreu i FRD-së Bamir Topi deklaroi në Asamblenë Kombëtare të kësaj partie se pranon ftesëne kryeministrit Edi Rama dhe se pranon të nisë negociatat me PS. Më tej ai theksoi se futja në negociata nuk do të thotë që FRD ka hyrë në koalicinin e majtë. Topi theksoi se FRD kërkon që të ketë sa më shumë këshilltarë në bashki.

“Në vijim të një analize të gjatë dhe të thellë të situatës politike FRD sot ra dakord jo për koalicion por që të pranojë ftesën e zotit Rama për të hyrë në negociata. Dhe certifikoi grupin negociataor që përbëhet nga unë, zoti Oketa dhe Sali Shehu. Fillimi i negciatave presupozon vetëm fillimin e bisedimeve. Negociatat nuk bëhen thejsht për interesa elektorale për zgjedhjet, por me parime që janë pjesë e qenësishme e FRD për rëndësinë që kanë partitë politike për të forcuar shtetin dhe institucionet. Do paraqesim nevojën për disa rregullime në kushtetutën dhe sistemin zgjedhor. Mendoj se zgjedhjet e pushtetit vendor janë së pari zgjedhje administrative që do nxjerrin institucione që do ju sërbejnë qytetarëve.”- u shpreh Topi.

Kreu i FRD u shpreh se ligji zgjedhor imponon koalicionet e partive.“Çdo parti politike ka interesat e saj. FRD ka interesat e saj politike por në themel të tyre janë parimet mbi të cilat kjo parti u krijua tre vjet më parë. Kemi parë më vëmendje situatën e negociatave që po zhvillohen në kampet politike. Jam i detyruar të them kampet sepse ligji zgjedhor i cili u ndërtua në mënyrën më të mundshme mbas ndyshimeve brenda një nate të kushtetutës në vitin 2008 imponon dhe mënyrën e sjelljes së forcave politike për tu rreshtuar në një koalicion apo tjetër. Koalicioni rreth PD ka qenë i mbyllur dhe dita e djeshme tregoi qartë edhe një herë konfirmoi atë pozicion refraktar, do thoja një term që nuk i shkon kohëve moderne, një pozicion armiqësor ndaj FRD duke e lënë jashtë vëmendjes. Ky ishte akti i fundit se qysh nga momenti i themelimit të FRD ka pasur një pozicionim të tillë. Situata politike në Shqipëri e ka diktuar që zëri i FRD të jetë i pranishëm për shkak se ne jemi ndërtuasr mbi bazën e parimeve shumë të forta. Shqiptarët mnuk kanë vuajtur për karrige pushteti. Situata aktuale përat që kemi klayar tregon që shqiptarëve ju mungon shteti i fortë i standardeve demokratike’- u shpreh Topi.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: