Drejtuesja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Audry Glover, ka zhvilluar një takim rreth 1-orësh me kryeministrin Edi Rama dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Taulant Balla, në selinë e PS.

Takimi mes zyrtares së lartë të OSBE dhe kryesocialistit Rama nisi në orën 11:00 dhe në fokus ishin zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Në fund të takimit, ambasadorja Glover nuk ka dhënë asnjë prononcim për media, duke shmangur komentet për takimin me Ramën dhe Ballën, lidhur me situatën aktuale politike në vend.

Kryeministri Rama iu caktoi sot detyrat e fundit socialistëve, të cilët ndodhen në javën e fundit të fushatës elektorale.

Politika është e ndarë në zgjedhjet e këtij viti, pasi opozita ka vendosur të mos marrë pjesë, ndërsa Presidenti Ilir Meta ka anuluar datën e zgjedhjeve përmes një dekreti.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb