Politologu Ermal Hasimja, i ftuar në emisionin “Open,” ka analizuar idenë e presidentit të zgjedhur të SHBA, Donald Trump, për zgjerimin e territorit amerikan me marrjen e ishullit të Groenlandës.
Sipas tij, një skenar i tillë është jashtë realitetit dhe do të krijonte tensione serioze me Evropën.
“Nuk ka shans që SHBA ta marrë Groenlandën sepse do ta vinte në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Evropën. Do të rrezikonte që një pjesë e tyre që e kanë votuar t’i kundërvihen Trump,” tha Hasimja.
Ai shtoi se historia amerikane tregon një qasje të ndryshme ndaj territoreve. “Amerika nuk ka pushtuar territore për t’i aneksuar, ka ndërhyrë në konflikte, por asnjëherë për aneksime,” përfundoi politologu.
(BalkanWeb)