Janë mbyllur zgjedhjet për strukturat e PD-së në Qarqet e Lezhës, Vlorës dhe Shkodrës.

Në Lezhë mësohet se kryetar i ri Partisë Demokratike është zgjedhur Zef Gjoka.

Kandidat për kreun e kësaj dege ishte edhe Paulin Marku, i cili mori vetëm 88 vota kundrejt kundërshtarit të tij, Zef Gjoka i cili fitoi bindshëm me 306 vota. Mësohet se në procesin e votimit kanë marrë pjesë rreth 339 votues.

Zef Gjoka ka qene deputet i Partisë Demokratike në parlamentin shqiptar, dhe per 4 vitet e ardhshme do të drejtojë demokratët e Lezhës.

Nga ana tjetër në Vlorë, Genc Deromemaj është zgjedhur kryetari i ri i Partisë Demokratike me vetëm 12 vota diferencë. Në procesin e votimit kanë marrë pjesë vetëm 352 votues.  Genc Deromemaj ka qenë kandidat i PD-së për kryetar i bashkisë Vlorë në zgjedhjet vendore të vitit 2015 nga rradhët e PD-së.

Ndërsa në Shkodër kryetari i ri i PD-së, është Xhevdet Amuli.  Ai fitoi me 243 vota kundrejt Ramiz Çobës i cili mori 241 vota, ndërkohë 8 vota janë të pavlefshme

(BalkanWeb)

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb