Ekipi i kyesuar nga Christophe Snoeck përdori radiokarbonin së bashku me një teknikë të re të bazuar në analiza të përbërjeve të izotopeve të strontiumit (sr) për të përcaktuar origjinën e njerëzve të varrosur.

Ekspertët arrijnë në përfundimin se të paktën një pjesë e këtyre njerëzve vinin nga perëndimi i ishullit të Britanisë së Madhe, perëndimi i Uellsit, i njëjti vend nga ku besohet se kanë ardhur gurët që u përdorën në fillimet e ndërtimit të monumentit të famshëm në vitin 3100 para krishtit.

Studimet e mëparshme përcaktonin se gurët vinin nga malet e Preselit dhe kishin sugjeruar se monumenti mund të jetë ngritur aty dhe më vonë gurët e tij janë tërhequr përgjatë 200 km deri në vendin aktual në kontenë e Wiltshire për shkak të lëvizjeve të popullatës. Thuhet se njerëzit që i kishin tërhequr vdiqën dhe u varrosën në Stonehenge ose mbetjet nga djegiet mund të jenë transporuar që nga perëndimi i Uellsit ku mund të kenë qenë varrosur fillimisht.

Analizat e reja me teknika më të avancuara kanë konfirmuar sot se origjina e pjesës më të madhe të njerëzve ishte rajoni perëndimor i Britanisë së Madhe, çka konfirmon se gjatë neolitit të vonë pati migrime që nga ajo zonë deri tek rajoni antik i Wessex-it, sot Wiltshire.

Zbulimi se ndonjë informacion biologjik i mbijeton temperaturave të larta gjatë diegies (deri në 1000 gradë C) na ofron mundësinë emocionuese e të studiuarit të origjinës së këtyre të varrosurve në Stonehenge. Shkencëtarët sinjalizojnë se teknika e re e analizës me izotope të strontiumit, gjurmët e të cilit duken se mbeten të mbyllura nga nxehtësia do të lejojë analizimin e mbetjeve tashmë të nxjerra nga koleksione të ndryshme arkeologjike. /bota.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb