TIRANE

Një ditë pas kronikës së transmetuar në New24 lidhur me procesin e përzgjedhjes së shefave të  shërbimeve në QSUT, duket se ky ngërc është zgjidhur.

Ministret Manastirliu dhe Besa Shahini kanë firmosur sot miratimin e shefave të rinj të shërbimit në QSUT. ‘BalkanWeb’ ka siguruar listën me emrat e 32 shefave të rinj të shërbimit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Përzgjedhja e shefave të shërbime krijoi debat e pakënaqësi edhe në radhët e mjekëve në QSUT, sipas të cilëve në vend të transparencës së premtuar në nisje të garës, i gjithë procesi u zhvillua në mënyrën më hermetike të mundshme, mes tyre vijon të përflitet se përzgjedhja nuk është bazuar në konkurs, por ka qenë thjesht emërime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb