TIRANE– Prej disa muajsh kishte një ngërç lidhur me lejet e drejtimit që lëshohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor. Qytetarët edhe pse kanë aplikuar që nga marsi nuk kanë mundur që të marrin në kohë lejen e drejtimit.


Vetë DPSHTRR ka bërë here pas here sqarime për arsyet e kësaj situate që lidhet ngushtë me pjesën e procedurës së prokurimit e cila u rikthye nga e para. Por së fundmi DPSHTRR ka publikuar në mënyrë periodike listat për ata që mund të paraqiten të tërheqin lejen e drejtimit sipas datës kur kanë aplikuar.


Në një njoftim në faqen e saj DPSHTRR ka renditur një listat sipas qyteteve dhe datës së aplikimit ku disa datojnë nga marsi I këtij viti dhe më të fundit I përkasin qershorit. Për çdo rast DPSHTRR ka bërë të qartë se për çdo problem mund të merrni zgjidhje nga institucioni duke iu shkruar në email.


“DPSHTRR, Drejtoria e Targave dhe e Shtypshkrimeve publikon Listën e Lejeve të Drejtimit gati për tu tërhequr nga qytetarët. Renditjen do ta gjeni sipas rrethit përkatës dhe datës së aplikimit. Falënderojmë qytetarët për bashkëpunimin dhe i ftojmë që ti drejtohen me e-mail institucionit për çdo ankesë, parregullsi apo sqarim në adresën; dpshtrr@dpshtrr.gov.al”, thuhet në njoftimin e DPSHTRR.

Listën e plotë me aplikantët që duhet të paraqiten për të tërhequr lejen e drejtimit të mjetit sipas datës kur keni aplikuar mund ta gjeni në linkun: http://www.dpshtrr.gov.al/component/content/article/36-njoftime/411-lista-e-lejeve-te-drejtimit-per-tu-terhequr-nga-qytetaret

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: