E kuqja tërheq gjithmonë, edhe kur bëhet fjalë për një titull libri. Pas një vargu botimesh në poezi, eseistikë, studime letrare etj., Majlinda Nana Rama i rikthehet romanit. Gazetarja dhe shkrimtarja fierake sapo ka sjellë librin e ri “Zonja me të kuqe”, ku në qendër të tij është një “damë e lajthitur”, që quhet Jasmina. Një personazh që ngjan me Jozef K. i “Procesit” të Kafkës, tepër e pavetëdijshme për fajin e saj që jeton, në një botë të mbuluar me velin e fasadës së moralit fals. Autorja e sjell Jasminën si rastin më flagrant të fatit të nëpërkëmbur të një gruaje, e cila nuk shihet përtej pamjes së leckosur. Për këdo, ajo mund të jetë një lypëse, një varfanjake dhe as më shumë e as më pak sesa një e çmendur. Por Jasmina e romanit “Zonja me të kuqe” është çdonjëra nga të shumtat femra, që etiketohen, paragjykohen, anatemohen nga masa, pa kurrfarë vrarje ndërgjegjeje. Në gjithë atë zallamahi etjesh për të poshtëruar një qenie të pambrojtur, siç ishte Jasmina, pranë saj shfaqet një burrë, Iliazi, një njeri që kapërcen telin me gjemba të paragjykimit të thellë shoqëror dhe depërton në thellësi të kësaj krijese. Ky është superburri, një kryeprokuror, që i dëshmon botës mbarë se vlerat ndër meshkuj ekzistojnë. Ata dashurohen dhe sjellin në jetë një fëmijë, por mbyllja e romanit është tragjike. Një zgjidhje jo e zakonshme e romancave, për të cilën autorja Majlinda Nana Rama e tregon për “Panorama”…


Ky roman, a ka një shtrat real apo është produkt imagjinate, siç ndodh përherë nga njerëzit e letrave që përdorin imagjinatën për të dhënë mesazhin që duan për botën në përmirësim?
Çdo gjë që shndërrohet në rrëfim, buron nga pak nga realiteti i secilit prej nesh. Romani “Zonja me të kuqe” është, në fakt, produksion realoimagjinativ, për vetë arsyen se ka pasur një personazh real, nga i cili ka marrë spunto, për të vijuar më tej me thërrmija të imagjinacionit autorial. Sepse, tek e fundit, kjo është magjia e artit të shkruar. Ajo të rrëmben dhe pastaj autori bëhet vasal i rrjedhës. Pra, shkruesi gjendet shpesh brenda një rrethi vicioz, i zënë në kurthin e narracionit gjatë shtjellimit të fabulës.


Prandaj i keni dhënë një mbyllje gati¬gati tragjike romanit. Pse kjo zgjidhje?
Ndoshta lexuesi do të donte një mbyllje tjetër, më të lumtur? Unë e thashë, pak më parë, që rrëfimi të ikën nga duart. Nuk mund ta kontrollosh subjektin për aq kohë sa subkoshienca jonë vepron në bazë të asaj që shpirti ynë, arsyeja jonë, sheh “BUSHTRA E BELSENIT” Zbulohet në foto, më e famshmja për torturat dhe vrasjet në Aushvic dhe do. Pra, në këtë kontekst, unë, për t’i dhënë frymëmarrje kësaj gruaje, me fëmijëri të palumtur, me rini që s’e jetoi kurrë, pra, me jetë të palumtur në rritje, kam rënë në atë grackën e dëshirës për ta parë të lumtur me vajzën e saj dhe gjërat që i kanë munguar gjithë jetën. Nuk mund ta mbyllja me “happy end”, assesi. Me këtë mbyllje të rrëfimit, kërkoj që shoqëria të lëvizë, pasi mbyllja e romanit, ashtu sikurse drama e personazheve, janë copëza të së përditshmes sonë. Janë më mijëra ato gra që vuajnë, sepse bota përtej tyre s’do t’i njohë, s’do t’i pranojë, s’i konsideron. Pra, edhe kur gruaja është e gatshme të prijë për t’u përballur me sfidat shoqërore, kjo shoqëri nuk është gati ta pranojë, sepse udhëhiqet nga paragjykimi.


Në përvojën romaneske shihet që vetëm njëri personazh është ai që mbulon gjithë romanin. Në fakt, si mundet që një emër të tërheqë lexuesin për ta zhytur në libër?
Secili nga ne, është Një. Edhe personazhi i qendërzuar në roman mund të jetë vetëm një, që jep e merr në rrethana të shumta, mjafton që këtij personazhi t’i gdhenden tipare të detajuara, pra të penelohet portreti. Me një përshkim psikologjik në thellësi dhe raporte të skicuara qartë me të tjerët, që janë personazhet episodikë apo në hije, del në pah gjithë kumti i prozës së gjatë. Por, sipas meje, asnjëherë nuk mund të ecet në bazë të modaliteteve karakteriale të përcaktuara nga autori. Personazhi lind dhe bëhet.

Pra, ky libër është një “roman për gruan”?
Në këtë rast, mendoj, do të shkonte për shtat motoja “Gruaja për gruan”. Unë i kam besuar gruas si qenie. I kam besuar shpirtit të saj, botës së pafundme që ajo bart dhe në shumë raste e kërkoj zgjidhjen te gruaja. Duke e ditur që është një vokacion përfaqë¬ sues, dëshiroj ta kthej atë në promotore të lëvizjeve dhe për këtë, revolucioni duhet të fillojë mes nesh (grave). Në një shoqëri ku mungojnë politikat sociale për të mbrojtur të drejtën e secilit, por sidomos gjinisë së brishtë, duhet që vetë këto të fundit t’ua imponojnë të tjerëve statusin e tyre në këtë ujëvarë të mjegullt shkëmbore.

Që të shmangen dhe të mos implikohen në tema aktuale të ditës, shumë autorë marrin në shqyrtim temat e së shkuarës, po ju keni menduar t’i referoheni kësaj skeme?
Nuk e kam menduar, por këtë punën e “implikimit” do ta kisha justifikuar para 20 e kusur vitesh. Në letërsinë soc¬realiste, mund të bëhej praktikë letrare marrja me emra e personalitete të së shkuarës për arsye madhore, që kishin të bënin me ideologjitë e kohës e të tjera si këto (megjithëse, edhe pikëpamjet historike, sido që të ishin, duheshin interpretuar në vijën e inspirimit të teorive të atij sistemi). Por, sidoqoftë mbetej e justifikuar letërsia e padokumentuar e aktualitetit. Por sot, kur bota demokratike është e hapur, do të ishte mëkat që të mendohej po njësoj. Sot janë rrugët e lira për të lëvruar atë letërsi, që ndien se duhet të lëvrosh. Mendoj se t’i trembesh të vërtetës, është njësoj si t’i fshihesh çdo çast jetës. Në besimin tim ka qenë e ngulitur ideja që, nëse je konformist me atë që të ofrohet, nuk mund të bëhesh shkrimtar, as gazetar.

(BalkanWeb)

Etiketa: