TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha deklaron se kësaj radhe zgjidhja e krizës kalon nga politikanë me pranga në duar. Në një postim mëngjesin e sotëm në “Facebook”, Basha publikon deklaratat e kryeministrit Edi Rama për përgjimet e publikuara për zgjedhjet e kaluara ndërsa thotë se vetëm zgjedhjet e lira, me një qeveri tranzitore dhe ndëshkimi i politikanëve që vodhën zgjedhjet, do ta çlirojnë demokracinë dhe drejtësinë nga kjo bandë kriminale.

“Ja si hajduti psikik vodhi zgjedhjet me krimin e organizuar për të plaçkitur Shqipërinë me ta dhe me oligarkët grabitqarë! Vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme me një qeveri tranzitore pa hajdutin psikik, dhe ndëshkimi i politikanëve që vodhën zgjedhjet, do ta çlirojnë demokracinë dhe drejtësinë nga kjo bandë kriminale. Kësaj radhe zgjidhja e krizës kalon nga politikanë me pranga në duar!”, shkruan Basha.

Basha Fb
Basha Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb