Një nga mesazhet e dhëna nga Presidenti i Republikës Ilir Meta në samitin e Brdo Brijunit sot ka qenë edhe ai për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, duke iu referuar edhe situatës politike në rajon.

Meta tha se mosmarrëveshjet e vjetra e kokëforta kapërcehen me zgjidhje që shohin drejt së ardhmes.

“Mosmarrëveshjet e vjetra, kokëforta e të paepura dypalëshe është e mundur të kapërcehen me zgjidhje që shohin drejt së ardhmes dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë kanë mundësi të përmirësohen edhe më tej në rajonin tonë, nëse kanalizohen drejt perspektivës së duhur europiane dhe euroatlantike. Në këtë drejtim, pesha dhe rëndësia e Marrëveshjes së Prespës është e jashtëzakonshme, dhe si e tillë meriton të çmohet si një arritje e madhe”, u shpreh Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb