Më në fund, Tirana “zgjohet”, me klubin bardheblu që bën zyrtare blerjen e parë për këtë vit, në këtë sesion të merkatos. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Tirana njoftoi afrimin e Emmanuel Ernest.

Sulmuesi do të vishet bardheblu për dy sezone. 24-vjeçari i është bashkuar sot ekipit në seancën stërvitore.

Ndërkohë, kujtojmë që Tirana e nisi merkaton në dalje ku pak ditë më parë njoftoi ndërprerjen e kontratën me Fjoart Jonuzin.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb