U cilësua si blerja më e goditur e klubit të Milanit duke parë eksperiencën e ish-juventinit si në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, por në këtë nisje të kampionatit Leonardo Bonucci ka lënë për të dëshiruar.

Vincenzo Montella duke parë gabimet e njëpasnjëshme të futbollistit vendosi të kalonte në skemën me 3 mbrojtës në mënyrë që ai të jeptë më të mirën një rol që ishte i adoptuar të Juventusi. Por në sfidën që Milan zhvilloi mbrëmë kundër Rijekës për “Europa League”, duket se 30-vjeçari është larg të qenit në formë.

Gazetat italiane nuk kursyen Bonucci-n pas ndeshjes duke e vlerësuar atë më të dobëtin e sfidës.

“La Gazzetta dello Sport” i vendosi notën 5 për paraqitjen e tij, duke fajësuar atë për golat e shënuar nga kroatët. E njëjta notë edhe nga “Tuttosport” e cila kujton se ditën para ndeshjes lojtari kishte thënë se nuk ishte i kënaqur nga rendimentin i tij, duke dhënë menjëherë provën pse. “Corriere dello Sport” i jep një gjysmë note më shumë por nuk kursen ironinë. “Ka të drejtë, nuk është problem i mbrojtjes me 3 apo 4 lojtarë, është ai që bën gabimet”, shkruhej në komentin e kësaj gazete.


Vetë futbollisti duke dashur të drejtojë vëmendjen diku tjetër, në një postim në rrjetet social ka skruar: “Kemi fituar, vetëm kjo kishte rëndësi. Tani mendjen te e diela”, ishin fjalët e tij në një postim në Instagram. Por edhe këtu Bonucci nuk i ka shpëtuar kritikave të tifozëve të cilët e kanë masakruar me komente. “Zgjohu nga gjumi” dhe “trego se e meriton shiritin e kapitenit” ishin komentet në masë në faqen e mbrojtësit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb