Anëtarja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon, i është kthyer ashpër Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili po mban peng hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Përmes një mesazhi në faqen e saj të “Facebook”, Fajon e cilëson një turp të madh vendimin e Francës për të bllokuar procesin e integrimit me dy vendeve ballkanike, ndërsa i kërkon Presidentit Macron “të zgjohet”.

“Ky është një turp i madh. Emmanuel Macron, zgjohu! Është koha që BE të tregojë pjekuri dhe përgjegjësi politike! Këta drejtues kanë bërë pjesën e tyre të punës! Tani është radha e Këshillit të Bashkimit Evropian për të përmbushur pjesën e tij dhe më në fund pranojnë të fillojnë bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, shkruan Tanja Fajon.

  • foto galeri

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb