TIRANË

Kryetari i KQZ Klement Zguri distancohet nga deklarata e zëdhënëses së KQZ Drilona Hoxhaj. Në një reagim për mediat, Zguri thotë se “deklarata e KQZ nuk pasqyron qëndrimin e tij”.


Zguri ka bërë të qarte se njeh dekretin e Presidentit të Republikës për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.


Zëdhënësja e KQZ Drilona Hoxhaj iu përgjigj pasditen e sotme kryetarëve të bashkive që drejtohen nga opozita. Ajo tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vlerëson se këto kërkesa dhe veprime janë në shkelje flagrante të dispozitave të Kodit Zgjedhor, parimeve të përgjithshme të tij, dhe i ngarkojnë kryetarët e këtyre bashkive me përgjegjësi penale dhe administrative sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë.


Hoxhaj deklaroi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i bën thirrje dhe kërkon reflektimin të menjëhershëm për të mos penguar apo cënuar punën e KZAZ-ve në përmbushje të përgjegjësive dhe detyrave të tyre, pengesa të cilat ndikojnë në punën e KQZ-së mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019.

Ajo theksoi se në rast të mosreflektimit pas këtij komunikimi, vijimit të qëndrimeve apo veprimeve në cënim të punës për administrimin e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019, KQZ në përmbushje të detyrës dhe përgjegjësive të tij, do të ndërmarrë veprimet sipas përcaktimeve të ligjeve në fuqi, për të shmangur çdo pengesë apo qëndrim që tenton të cënojë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb