26 tetori do të mbahet mend historikisht te Inter, pasi Steven Zhang, djali i Jindong Zhang, pronarit të zikaltërve, është zgjedhur presidenti i ri i klubit në vend të indonezianit, Erick Thohir. 26-vjeçari është bërë presidenti më i ri në historinë e klubit zikaltër: “Objektivi është të bëhemi klubi më fitues, modern e inovativ në botë”.


Megjithatë, Zhang i ka besuar faqes zyrtare të Inter fjalët e tij të para si president zikaltër: “Jam shumë krenar sot që mund të udhëheq këtë klub drejt një epoke të re. Ndjej përgjegjësinë që të kënaq pasionin e miliona tifozëve të shpërndarë në të gjithë botën dhe jam mëse gati që të pranoj sfidën të imponon nominimi president, në 110 vjetorin e këtij klubi prestigjioz. Dua ta bëj Interin klubin më të mirë në botë, ta dërgoj në elitën e futbollit botëror”, deklaroi Zhang në fjalët e para që tha pas marrjes së postit të ri.



Etiketa: