NGA MARIGLEN MERTIRI

TIRANE– Pas disa javësh pritje, shkollat e Tiranës kanë marrë në administrim dëftesat e nxënësve për t’i plotësuar.

E enjtja e kësaj jave, por edhe e premtja, në Drejtorinë Arsimore të Tiranës shkaktoi radhë pasi shkollat rendën të tërheqin sasinë e dëftesave që u duhen për të përfunduar sa më parë plotësimin e tyre nga mësueset dhe më pas të vijojnë pushimet e verës.

Dëftesat të cilat ishin të bllokuara për shkak të tenderit të pezulluar, u shpërndanë jo vetëm në shkollat 9-vjeçare, por edhe në gjimnazet e Tiranës.

Edhe pse dëftesa është një e dhënë mjaft e rëndësishme e prindërve, disa prej mësuesve konfirmojnë se edhe pse ato dalin që në korrik vetëm 10% e nxënësve i tërheqin, pjesa tjetër i merr me fillimin e vitit të ri shkollor në muajin shtator.

Mbërrijnë dëftesat në shkolla për nxënësit pas vonesave për shkak të tenderimit të tyre nga Ministria e Arsimit. Mësuesit kanë filluar plotësimin e dëftesave dhe brenda javës tjetër do të nisë shpërndarja për nxënësit dhe prindërit e interesuar për rezultatet vjetore të arritura.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: