MAQEDONI- Nga viti i ardhëshëm Maqedonia do të përfitojë 20 miljon euro në buxhetin e vetë nga Bashkimi Evropian. Por kjo nuk do të jetë ndihma e vetme finansiare nga BE. Ambasadori Samuel Zhbogar, në emisionin “Studio e hapur” tha se gjatë bisedimeve dhe pas anëtarësimit vendi do të thitë edhe shumë grande evropiane. Ai si shembull përmendi Kroacinë ku për pesë vite janë investuar miljarda euro nga Bashkimi Evropian.


“Prandaj them se po, shoh se kur të hyni në Bashkimin Europian, ju gjithashtu do të fitoni edhe përkrahje më të madhe për reformat që duhet t’i bëni. Megjithatë, ky ndryshim i madh mund të ndodhë vetëm nëse beheni pjesë e Bashkimit Europian. Atëherë, kemi të bëjmë me një tregim krejtësisht tjetër dhe siç dëgjuam sonte nga amabasadori kroat, Kroacia gjatë 5 viteve të fundit ka fituar 11 bilionë euro, si ndihmë për të arritur nivelin e vendeve tjera të Bashkimit Europian”, deklaroi Zhbogar.


(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb