Spanja fiton, dominon Italinë në çdo aspekt, duke siguruar matematikisht një biletë për në fazën e 1/16, për më tepër si kokë grupi. “Furia e kuqe” ishte e papërmbajtshme duke spostuar ekipin e Spallettit në gjysmëfushë, nuk kishin atë dominim në mbajtjen e topit, por ishin kërcënues në krahë me Nico Williams dhe Yamal që sollën panik në zonën e Donnarumma-s, lojtari më i mirë për “azzurrët”. Më në fund, në minutën e 55-të, Spanja detyroi Calafiori-n të devijonte topin në portën e tij duke kaluar në avantazh. Iberikët kishin shansin të realizonin edhe golin e dytë, por ishin të pafat.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Spanjën që siguron 6 pikë në dy ndeshje, ndërsa Italia luan Evropianin në sfidën e fundit kundër Kroacisë. Shpreson edhe Shqipëria, me kuqezinjtë që” luten” për të pasur përballë një Spanjë të pamotivuar. Pavarësisht këtij suksesi, De La Fuente kërkon që ekipi i tij të qëndrojë me këmbë në tokë pasi synojnë t’i shkojnë deri në fund këtij Evropiani:

“Dominuan Italinë në çdo aspekt, në çdo zonë. Nuk është e lehtë të “fshish” një ekip si Italia. Kjo paraqitje më bën të besoj se kemi ende shanse reale për t’u përmirësuar, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, ka ende rrugë të gjatë për të bërë”, u shpreh De la Fuente pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb