Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të zhdukjes së personave në Ferizaj. Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Besnik Osmani” të premten rreth orës 08:20.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se bashkëshortja e tij, ka dalë nga banesa dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, -ka njoftuar policia.

Ndërkaq rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Greme. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se djali i tij, ka dalë nga shtëpia që nga dita e martë dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: