ANGLI

Dy vajza shqiptare, njëra 14 vjeç dhe tjetra 17 rezultojnë të zhdukura në Britaninë e Madhe. Siç raportojnë mediat vendase, vajzat janë shoqe me njëra-tjetrën, ndërsa prej më shumë se një javë kanë humbur kontaktet me familjet e tyre.

Policia në Cardiff publikoi në Twitter fotografitë e të dyja vajzave dhe bëri thirrje për këdo që ka informacion rreth vendndodhjes së tyre të informojë autoritetet.

Vajzat

Grisilda Dauti (Risa), humbi kontaktet me të afërmit më 14 Janar, ndërsa Gabriela Shenbitrasi (Bela) 17 vjeç, u pa për herë të fundit para 10 ditësh.

Për të gjithë ata që mund t’i kenë parë apo kanë dijeni për vendndodhjen e tyre, policia ka vënë në dispozicion numrin e telefonit 101, duke cituar numrin e referencës 004975.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb