Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës. Një vajzë vetëm 12 vjece është zhdukur prej ditësh, ndërsa nëna e saj thotë se e kanë denoncuar rastin në komisariat.
“Unë kam tre vajza dhe 12 vjece kam të mesmen. Nuk kam punuar, sepse jam marrë me rritjen e fëmijëve. Kemi kërkuar prej 1 jave në cdo vend të Durrësit. Kemi kërkuar nëpër shoqe shkolle e deri tek të afërmit, por askush nuk ka dijeni”, shprehet nëna e vajzës së zhdukur.
Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton per “Balkanweb” se nëna e vajzes thotë se nuk kanë lënë vend në Durrës pa kontrolluar, së bashku me bashkëshortin e saj. Ajo shprehet se kanë kontrolluar me makinë dhe nuk kanë gjetur asgjë.
“Nuk kemi gjetur asgjë. Nuk e dimë se kush po na e mban vajzën tonë”, thotë nëna e të miturës të zhdukur.
(d.xh/ Balkanweb)