TIRANE– Një 28-vjecare në Tiranë ka denoncuar në polici se djali i saj 13-vjecar është larguar që prej ditës së djeshme nga banesa dhe nuk është kthyer.

28-vjecarja me inicialet S.M, banuese në Tufinë thotë se nuk ka asnjë kontakt me djalin e saj me inicialet S.M. Policia ka nisur hetimet për gjetjen e tij.

Komisariati i Policisë Nr. 4:

Më datë 27. 09. 2018, shtetësia S. M., vjeçe 28, banuese në Tufinë, me arsim 5 klasë, kallëzon se i është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer djali i saj, me iniciale S. M., vjeç 13. Punohet për gjetjen e tij. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për hetime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb