Policia e Vlorës njofton se një 57-vjeçar është larguar nga banesa në Vlorë.
Zhdukjen e 57-vjeçarit e ka kallëzuar në komisariat vëllai i tij.
“Në Komisariatin e Policisë Vlorë është paraqitur shtetasi F. Sh., banues në fshatin Babicë e Madhe, dhe ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me vëllain e tij, shtetasin V. Sh., 57 vjeç, pasi është larguar nga banesa në Vlorë. Punohet për gjetjen e tij”, njofton policia.
(Balkanweb)