Policia në Vlorë njofton se ka nisur punën për të gjetur shtetasen I.K 68 vjeçe.

Një shtetas ka bërë kallëzim në komisariat se halla e tij, pikërisht 68-vjeçarja, kishte ditë që kishte humbur.

“Ditën e djeshme, në Komisariatin e Policisë Vlorë ka kallëzuar shtetasi M. K., se është larguar nga banesa e saj, në fshatin Çerkovinë, halla e tij, shtetasja I. K., 68 vjeçe. Punohet për gjetjen e kësaj shtetaseje”, thuhet në njoftim.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: