INDONEZI– Një avion i ‘AirAsia’ ka humbur kontaktet me qendrën e trafikut ajror. Mësohet se avioni me 162 njerëz në bord ishte nisur nga qyteti Surabaya në Indonezi për në Singapor.

Kompania bën me dije se ka humbur kontaktet me avionin rreth orës 7:24 me orën lokale (00:24).
Ai duhej të mbërinte në Singapor në orën 8:30 me orë lokale (00:30 GMT).

Avioni i ‘AirAsia’ i përket fluturimit me numër QZ8501, ndërsa vijon operacioni i kërkim- shpëtimit.

Një përfaqësues i ministrisë së Transportit, Hadi Mustofa i tha medias lokale se avioni ka humbur kontaktin mbi ishujt Java, midis ishujve të Kalimantan dhe Java.
Pak para zhdukjes së avionit, piloti kërkoi autorizimin nga kontrollit ajror i Xhakartas që të deviojë nga plani i tij i fluturmit për shkak të kushteve të këqija meteorlogjike.

Sipas raporteve të para në avionin e ‘AirAsia’ ka pasur edhe 6 persona të huaj, ndërsa pjesa tjetër ishin nga Indonezia.
“Në bord të avionit ka 156 indonezian, tre koreanojugorë, një francez, një malajzian dhe një nga Singapori. Aty ndodhen 138 pasagjerë të rritur, 16 fëmijë dhe një foshnje”, sipas kompanisë.
Mesa duket kjo është fatkeqësia e radhës pas atij të avionit ‘Malajzia Airlines’ me 239 persona në bord, i cili humbi kontaktet këtë vit në rrethana misterioze.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb