Një 46-vjeçar nga Peja, i quajtur Valon Pupovci prej disa ditësh është zhdukur dhe familja nuk ka informacion për vendndodhjen e tij. Familjarët e burrit thanë për Balkanweb se ai vuan nga një sëmundje psikike dhe se prej dy vitesh ka qenë duke u trajtuar në qendrën rehabilituese në Shtime.

Sipas familjarëve, Valoni përpara disa ditësh ka ikur nga qendra rehabilituese në Shtime dhe ka shkuar në Pejë. Ndërsa më datë 15 qershor ka hipur në autobus për Prishtinë. Një person ka treguar për familjarët se e kanë parë Pupovcin përpara dy ditësh në Shkodër.

“Valon Pupovci 02.07.1978 i lindur Pejë. Personi vuan nga një sëmundje psiqike dhe për këtë arsye prej afër 2 vitesh është pjesë e qendrës rehabilituese në Shtimë, por para 5 ditësh ka ikur nga aty dhe ka ardhur në Pejë. Por pastaj ka hipur në autobus për në Prishtinë më datën 14.06 dhe që nga ai moment nuk dihet më për të”, tha familjari i tij.

Familjari tha se rasti i zhdukjes së Valon Popovcit është raportuar edhe në polici.

Kushdo që ka informacione për të, mund të kontaktojë me familjen e tij në numrin: +38345753318.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: