HONDURAS – Policia e Hondurasit ka arrestuar dy persona, të dyshuar për zhdukjen e Maria Jose Alvarado, e cila fitoi titullin, Miss Honduras 2014. Bukuroshja u zhduk vetëm disa ditë para se të nisej për në Londër, ku do të merrte pjesë në Miss Bota.

Maria Jose Alvarado dhe motra e saj, janë shpallur të zhdukura nga 13 nëntori, kur për herë të fundit janë parë duke u larguar nga një festë me një makinë pa targa.

Zëdhënësi i policisë, Jose Coello, bëri të ditur se zyrtarët kanë arrestuar shtetasit Plutarco Ruiz, i dashuri i motrës së Miss Honduras-it dhe Aris Maldonadon. Të dy djemtë besohet se kanë qenë personat e fundit që kanë parë vajzat dhe dyshohet se kanë lidhje me zhdukjen e tyre.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb