Zyrtarët grekë po e kërkojnë një turist amerikan që u zhduk pasi doli për t’u ngjitur në mal vetëm në ishullin Amorgos.

Autoritetet kanë thënë se Albert Calibet u zhduk të martën kur miqtë e tij raportuan se nuk ishte kthyer nga mali.

Disa ekipe kanë marrë pjesë në kërkim, përfshirë edhe vullnetarë, raportoi BBC.

Zhdukja e tij ndodhi disa ditë pasi prezantuesi britanik Michael Mosley u zhduk në ishullin grek Symi dhe trupi i tij u gjet katër ditë më vonë.

Ekipet po e kërkojnë në tokë dhe në det për Calibetin.

Autoritetet kanë thënë se mali nëpër të cilin u nis Calibet nuk është i vështirë, por se ai mund të ketë ndryshuar udhë duke zgjedhur ndonjë rrugë më të vështirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb