Një vajzë siriane 7 vjeçare, postimet e së cilës në Twitter, tërhoqën vëmendjen në të gjithë botën, nuk rezulton në këtë rrjet social pas ofensivës ushtarake.

Postimet e Bana Alabed në Twitter në gjuhën angleze me ndihmën e nënës së saj mësuese, tregonin për jetën aktuale në Alepo. Megjithatë, llogaria e saj në Twitter nuk ekziston meqë prej ditës së diel, pasi trupat u futën në lindje të qytetit.

Postimi i fundit ishte nga nëna e saj: “Jemi të sigurt që tashmë do të na kapin. Do të shihemi një herë tjetër, botë e dashur”. Alepo, qyteti i dytë më i madh në Siri, është ndarë në dy pjesë gjatë konfliktit të gjatë në Siri.

Bana jetonte në lindje të Alepos, e cila kontrollohet nga rebelët dhe që është bombarduar nga ushtria siriane. Trupat ushtarakë avancuan më tej gjatë natës pas bombardimeve të rënda. Bana Alabed kishte më shumë se 100 mijë ndjekës në rrjetin social Twitter.

Në postimet e Banës dhe nënës së saj i kushtohej vëmendje gjendjes së njerëzve të rrethuar në lindje të Alepos. Gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve BBC në muajin teteor, nëna e Banës, Fatemah, tha se vajza e saj donte që bota të dëgjonte zërin tonë. Në një postim tjetër shkruhej: Sonte nuk kemi shtëpi. U bombardua. Për pak do të vdisja.

Një ditë tjetër shkruante sesi shoqja e saj kishte mbetur e vrarë kur iu bombardua shtëpia. “Po vizatoj me vëllezërit para se të vijnë aeroplanët. Kemi nevojë për qetësi”-shkroi Bana.

Diku tjetër shfaqej me dy vëllezërit e saj në dhomë duke e shoqëruar me këtë postim: Do të jetojmë gjithnjë bashkë. Ndërsa në disa fotografi të tjera kishte dalë me nënën e saj. Në një fotogrfi ku kishte dalë me një lëtër në dorë, i bënte thirrje president rus Putin dhe liderit të Sirisë Assadit që të ndalonin bombardimet.

Të paktën 300 persona kanë mbetur të vrarë qëkur nisi ofensiva në lindje të Alepos e drejtuar nga qeveria dhe rreth 250 mijë përsona besohet se janë bllokuar në zonat e rrethuara.

(e.f/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: