Policia e Krujës ka apeluar për ndihmë ndaj qytetarëve, pasi një 34-vjeçar me probleme mendore është larguar nga shtëpia.


Personi që ka ikur nga banesa është shtetasi Dëfrim Tara, 34 vjeç.


Njoftimi:


Krujë

Më datë 07.06.2019, në Komisariatin e Policisë Krujë ka bërë kallëzim  shtetasi A.T., pasi i është larguar nga banesa (rreth orës 15:15 ,të datës 31.05.2019) djali i vëllait, shtetasi Defrim Tara, 34 vjeç, i sëmurë me probleme mendore.

Sipas deklarimeve të familjarëve shtetasi i humbur është rreth 170 cm i gjatë, me flokë të shkurtëra  ngjyrë  gështenjë, ka të veshur një xhup ngjyrë të errët dhe xhinse.

Shërbimet e Policisë janë angazhuar maksimalisht dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e tij. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që për çdo informacion që mund të disponojnë të telefonojë në numrin pa pagesë 112 ose 129.

(d.xh/Balkanweb)