TIRANE

Një 19-vjeçare në Tiranë rezulton e zhdukur prej dy ditësh, ndërsa familja nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj.

Policia bën me dije se 19-vjeçarja me iniciale S.K është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer duke alarmuar familjen.

Babai i adoleshentes së zhdukur, A. H ka bërë kallëzim në polici.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 26. 12. 2018, shtetasi A. H., vjeç 60, banues në Tiranë, ka bërë kallëzim se me datë 25. 12. 2018, i është larguar nga banesa vajza e tij shtetësia S. K., vjeçe 19. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb