Një kamionist argjentinas është zhdukur pa gjurmë në Itali, ndërsa prej 22 majit nuk ka asnjë të dhënë se ku mund të ketë përfunduar.

Nicolas Del Rio, 48 vjeç, u zhduk teksa transportonte një ngarkesë me çanta, me një vlerë prej 500 mijë euro.

Kamioni ku ndodhej ngarkesa u gjet i djegur, ndërsa nga kamionisti nuk ka asnjë gjurmë.

Gruaja e Del Río-s, ashtu si vëllai i tij, i thotë medias se Policia italiane nuk ka kryer detyrën për gjetjen e 48-vjeçarit për të cilin dyshojnë se është vrarë ose ‘dorëzuar’ në duart e mafies.

Familja e kamionistit të humbur pa gjurmë zbuloi gjithashtu një telefonatë të çuditshme nga një shqiptar, i identifikuar si Goni.

Imagepng (2)
Imagepng (2)

Zhdukja pas një telefonate mes shefit dhe ‘Gonit’

Nicolás Del Río, një argjentinas 48-vjeçar, në provincën italiane të Sienës po bënte një dërgesë për Sergio De Ciço-n , shefin e tij aktual, me të cilin lidhi një miqësi të fortë dhe të cilin e takoi disa muaj më parë në një supermarket, disa javë pasi ai zbarkoi në atë vend.

Nga atje ai punoi si shofer kamioni për kompaninë e De Ciço-s, New Futura. Edhe ditën kur u zhduk, ai po dërgonte një ngarkesë në zonën e Sienës, 84 kilometra larg Firences.

Sipas denoncimit së paraqitur në gjykatë, Del Río u zhduk më 22 maj teksa mbante një ngarkesë me 300 çanta të markës Amiata , me vlerë 500 mijë euro, por çanta të tilla nuk do të arrinin kurrë në destinacionin e tyre. Ditë më vonë, kamioni i tij u gjet i djegur në qytetin italian të Roçalbegna. Ditën e zhdukjes, sipas gruas së kamionistit dhe vëllait të tij, dikush i ka ngritur kurth.

Vëllai i Del Río-s zbuloi se atë ditë ka pasur një telefonatë mjaft të çuditshme, vetëm pak minuta para se të fiket celulari i Nicolás-it, mes shefit, një shqiptari me emrin “Goni” dhe vetë argjentinasit. Me sa duket, sipas ndërhyrjes në celular dhe dëshmisë së shefit, Nicolás Del Río është kontaktuar në rrugë nga një shqiptar, i cili është identifikuar si Goni.

Ai do t’i kishte kërkuar ndihmë për të kryer transportimin e tij, pasi automjeti i tij supozohej se ishte prishur, të cilit Nicolás i ofroi një dorë. Meqenëse ai nuk e njihte, argjentinasi vendosi të telefononte kontraktorin dhe mikun e tij Sergio De Cicco , duke shpjeguar ngjarjen e paparashikuar. Aty shqiptari i kërkoi që fliste me De Ciccon dhe filloi të përmendte njerëz që gjoja punonin në kompaninë e mallrave New Futura .

Pati një telefonatë të çuditshme me shefin e tij. Një farë Goni tha se e njihte dhe se duhej të merrte disa kuti në një vend të caktuar, por shefi i vëllait tim i tha se ai vend ishte mbyllur një vit e gjysmë më parë.

Imagepng (1)
Imagepng (1)

Një dëshmitar dëgjoi një të shtënë

Kjo është arsyeja pse Sergio De Cicco , shefi i Nicolás, është personi kyç në zbardhjen e çështjes mbi zhdukjen e kamionistit, pasi ai ishte i fundit që foli me të. Para drejtësisë italiane De Cicco tha se në furgon ishte një person i dytë, por sipas familjes ka mospërputhje në deklaratat e tij. “Në fillim tha se i propozoi ta shoqëronte në udhëtim, por vëllai im këmbënguli të shkonte vetëm. Pastaj tha se i kërkoi të shkonte vetëm. A kishte një rastësi të tillë që ditën që vëllai im gjoja kërkoi të bënte udhëtimin, i ndodhi kjo”, tha Ezequiel Del Río.

Mëngjesin e 24 majit, dy ditë pas zhdukjes së Nicolás Del Río, kamioni i tij u gjet i djegur në Roccalbegna (Grosseto), pa asnjë gjurmë të çantave Amiata, ndërsa kutitë bosh u gjetën një kilometër e gjysmë larg. Policia italiane po heton ngjarjen si një grabitje e befasishme e tipit “pirateri asfalti” me ngjyrime të mafies shqiptare dhe mendon se shoferi i kamionit mund të jetë rrëmbyer apo edhe vrarë, sipas portalit Corriere Adriano.

Rrjeti RAI mbuloi rastin e shoferit të kamionit të zhdukur argjentinas dhe foli ekskluzivisht me Sergio, babain e Nicolás del Río.

Televizioni publik italian bëri të njëjtin udhëtim nga Siena në Castel del Piano në gjurmët e shqiptarit të identifikuar si “Goni” , madje duke pyetur shtëpi më shtëpi. Një transportues u tha se njihte dikë me atë emër dhe ishte vërtet shqiptar, por që nuk e kishte parë prej kohësh.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb