DURRËS- Një burrë 37 vjeç është gjetur pas dy ditësh që ishte larguar nga banesa në Durrës. Familjarët e tij denoncuan në polici dhe pas publikimit të rastit ai u gjet. Mbrëmjen e sotme Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka kërkuar ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve në gjetjen e tij.

“Shtetasi Mariglen Gjoroveni 37 vjeç, banues në Durrës është larguar nga banesa më datë 01.10.2018 dhe nuk është kthyer më.
Sipas të dhënave ai është rreth 1.70 cm i gjatë, ka të veshur një bluzë ngjyrë blu sportive, pantallona sportive dhe atlete ngjyrë të bardhë.
Nga deklarimet e familjarëve është evidentuar se shtetasi i mësipërm vuan nga shëndeti mendor. Në rast identifikimi të tij, policia apelon të telefononi në numrin 0694110217”, njoftonte policia.

Por më pas erdhi dhe lajmi se 37-vjeçari ishte gjetur.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb