Zhdukja e avionit MH370 i “Malaysia Airlines” vazhdon të prodhojë teori të shumta ku më e fundit është ajo se avioni mund të jetë drejtuar nga dikush brenda kabinës së pilotit drejt kontinentit të Antarktidës.

Sipas Daily Mail, janë analizuar të dhënat satelitore nga avioni i humbur i Malajzia Airlines, ku u zbulua se aeroplani fluturoi për orë të tëra pas humbjes së kontaktit. Shqyrtim i kujdesshëm i provave ka nxjerrë në dritë se MH370 bëri tre rrotullime pas thirrjes së fundit në radio, e para për ta kthyer në të majtë, pastaj dy kthime të tjera duke e çuar avionin në perëndim, pastaj në jug, në drejtim të Antarktidës.

Këto hipoteza të reja, se dikush e ka pilotuar qëllimisht MH370 drejt kontinetit të akullt janë hedhur nga National Geographic, në një dokumentar i cili do të shfaqet muajin që vjen. Avioni i “Malaysia Airlines” u zhduk më 8 mars 2014, teksa udhëtonte nga Kuala Lumpuri drejt Pekinit me 239 njerëz në bord.

(ar.sh/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb