LEZHE- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi në një takim me bletarë nga Lezha ka bërë të njohur urdhrin për ndalimin e disa persticideve, si shkaktarët kryesorë, të dëmtimit, reduktimit dhe zhdukjes të bletëve. Ky shqetësim i cili nuk prek vetëm bletarinë shqiptare, por është një problem mbarëbotëror. Sipas statistikave zyrtare numri i kolonive të bletëve në botë është reduktuar me 40%.

Ministri është shprehur shumë i kenaqur që vendi ynë, është nga të parët vende jo anëtarë që ka adoptuar dhe nënshkruar vendimin e Bashkimit Evropian, duke e kthyer në akt ligjor për mbrojtjen e bletëve.

“Unë kam kërkuar dhe udhëzuar të bëjmë realitet, këtu e kam urdhrin, le t’i bashkohemi një vendimi të Komisionit Europian të para pak ditëve lidhur me ndalimin dhe përdorimin e disa pesticideve, që sipas studimeve të zhvilluara nga ekspertët europianë, janë nga shkaqet kryesore të demtimit, të zhdukjes apo reduktimit të kolonive të bletëve në Europë. Bëhet fjalë për tre pesticide. Ne vullnetarisht jemi bashkuar, mund të jemi vendi i parë në Europë, nga vendet jo anëtare të Bashkimi Evropian që i bashkohemi brenda pak ditësh këtij vendimi të Komisionit Evropian dhe po e kthejmë në një akt ligjor, ndalimin në Shqipëri nëpërmes një urdhri, që do të firmoset sot.”
peleshi
“Ne ndalojmë përdorimin e këtyre 6 lëndëve veprurëse, sipas studimeve të Bashkimit Evropian, Komisionit Evropian mendohet se janë dëmtuesit kryesorë të bletëve. Siç e thashë, dhe siç e dini më mirë se unë, ky është shqetësim jo vetëm shqiptar, është mbarëbotëror.”

Bëhet fjalë për Fenazaquin, Bifenthrin, Neonicotinidet: Clothianidin, thiamethoxam dhe imidacloprid.

Ministri ka përgëzuar bletarët shqiptarë, të cilët janë të organizuar në shoqatë, por ka dhe shumë bletarë të tjerë, të cilët janë të vegjël dhe kanë nevojë për mbështeje, këshillimi dhe informim në lidhje me të rejat e fundit. Pasi qëllimi i qeverisë është ta kthejë bletarinë në një ekonomi mbështetëse për të kompesuar të ardhurat e pakta që fshati shqiptar ka. Pasi është një fushë shumë delikate që kërkon mbështetje dhe këshillim. Kërkon mbështetje me analiza, laboratorë, mbështetje me subvencione. Ministri është shprehur gjithashtu dhe për mbështetjen që ky sektor do të marrë nga Skema Kombëtare, me 10 mijë lekë për koshere. Të gjithë aplikuesit pothuajse kanë dalë fitues.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb