Zyrtaret e Arabisë Saudite duhet të na vërtetojnë se gazetari Jamal Khashoggi i cili rezulton i zhdukur që nga java e kaluar është larguar nga konsullata arabe e Stambollit. Kërkesa erdhi nga presidenti i Turqisë Recep Taip Erdogan në një tjetër reagim në lidhje me fatin e gazetarit të njohur Saudit të Washington Post.


“Ne duhet të marrim një rezultat nga ky hetim sa më parë që të jetë e mundur. Zyrtarët e konsullatës nuk mund të shpëtojnë veten duke thënë thjesht ‘ai ka ikur’. Autoritetet përkatëse janë të detyruara të japin dëshmi për këtë kërkesë, për këtë çështje .Nëse ai eshte larguar, ju duhet ta vertetoni këtë. Të gjitha linjat e fluturimit po hetohen. Gjithcka po analizohet në hyrjet dhe daljet e aeroportit. Ata që pyesin autoritetet turke se ku ndodhet ai, në fakt duhet të pyesin se si ndodhi kjo. Prokurori i përgjithshëm dhe të gjitha agjencitë tona janë përfshirë në hetim”


Gazetari Saudit.jpg 2
Gazetari Saudit.jpg 2

Gazetari saudit u zhduk pasi hyri në konsullatën e Arabisë Saudite më 2 tetor për tu pajisur me një dokument, por nuk doli më prej aty. Disa burime turke i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se gazetari i njohur Saudit, kritik i qeverisë së vendit të tij të cilin e kishe braktisur një vit më parë nga frika se mos e ekzekutonin, është vrarë brenda ndërtesës.