NGA:KLODJANA HAXHIAJ*
DURRES-
Asnjë gjurmë deri tani për jetën e dy marinarëve shqiptarë. 7 ditë nga zhdukja e marrja peng e dy marinarëve shqiptarë në anijen peshkatore ‘Çelepia 2’, fati i tyre ende nuk dihet. Kalimi I ditëve dhe orëve e përkeqëson situatën, ndërsa familjarët e 36-vjeçarit Luan Mema dhe të 55-vjecarit Dhimitër Malja qëndrojnë në panik.

Kreu i sindikatës së peshkimit në Durrës Klodjan Kapiti deklaroi se çështja i ka kërkuar autoriteteve në Egjipt, që kanë nisur kontrollet për anijen peshkatore shqiptare, por deri tani nuk asnjë gjurmë të anijes apo edhe të marinarëve të saj. “Kemi mësuar që pala egjiptiane ka nisur kontrollet për anijen dhe dy marinarët durrsakë, por deri tani nuk ka rënë në gjurmë të saj. Eshtë situatë e rëndë sepse një anije është marrë peng, dhe brenda saj janë dy prindër, dy marinarë e kolegë tanët fati i të cilëve ende nuk dihet. Me kalimin e kohës shpresat po veniten, por shpresat humbasin të fundit”.

Kapiti thotë se në sektorin e peshkimit në Durrës janë punësuar mbi 30 marinarë egjiptianë, dhe pengmarrja që iu bë peshkarexha ‘Celepia 2’ nga ana e marinarit egjiptian Adel Sallam 30 vjeç, mund të kthehet në kauzë, për marinarët e tjerë. “Janë të punësuar mbi 30 egjiptianë nga peshkatarët durrsakë, nëse dikujt i shkrep të marrë anijen, peng çfarë mund të ndodhë dhe nuk mund ta parandalojmë. Duhen rritur kontrollet ndaj tyre”, tha ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: